Botë
Moti i keq në SHBA, 9 të vdekur, anulohen 1 mijë fluturime
12.01.2020 12:20
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë fluturime...

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të shtatë shteteve, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua edhe me breshër.
Sipas ekspertëve “rreziku i vërtetë pritet të vijë nga erërat e forta dhe akumulimi i akullit”. Pasditën e së shtunës rreth 200 mijë shtëpi e biznese vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Teksas, Luizianë, Misisipi, Arkansas, Tenesi, Ilinois dhe Miçigan.
