Botë

Bezheska: BP, garanci për politika stabile makroekonomike

12.01.2020 13:19

Përshpejtimi mesatar i rritjes ekonomike me 3.8 %, garancitë për stabilitet të denarit....

Përshpejtimi mesatar i rritjes ekonomike me 3.8 %, garancitë për stabilitet të denarit, krijimit të ambientittë favorshëm makroekonomik për mirmbajtjen e cmimeve stabile, do të jenë disa nga prioritetet e Bankes Qendrore për 2020-ën.
 
Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Bezhovska,  për Servisin Public njofton se me nivelin e lartë të rezervave devizore, akoma ka hapërsirë për politikatë reklaksuara monetare, që të do të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm në ekonomi dhe kushte të mira për finansimin e qytetarëve dhe sektorit të koorporatave. 
 
Megjithatë, marrë parasyshë zhvillimet aktuale, politikat makroekonomike janë të kushtëzuara  me rrethin e jashtëm ndërsa rritja globale dhe ajo e partnerëve tanë tregtarë pritet të jetë më e ulët.
 
 “Të gjitha janë të rëndësishme,  sigurisht edhe supozimet për rritjen, pastaj  edhe pritjet pozitive të agjentëve vendas, ruajtja e stabilitetit në sistemin tonë, gjithashtu edhe  politikat ekonomike që do të vazhdojnë të përqendrohen në mbështetjen e investimeve, investimet e huaja direkte, dhe investimet e brendshme.”- tha Anita Angelovska-Bezheska, guvernatore e bankës pupullore. 
 
Të dhënat zyrtare të Bankës Pupullore në formatin Excel tani janë në dispozicion në veb portalin statistikor "NB Stat".
 
“Një platformë e re që siguron qasje më të lehtë, më të thjeshtë, por në të njëjtën kohë më shumë analitike dhe gjithpërfshirës deri tek bazat e të dhënave në dispozicion të bankës qendrore. Do të përfitojnë të gjithë agjentët, hartuesit e politikave, studiuesit, komuniteti akademik.”- tha Bezheska.
 
Këtë vit banka Popullore do të punojë në Strategjinë Nacionale që I dedikohet  edukimit dhe përfshirjes financiare. Përveç Ligjit të ri  për  sistemet pagesore, do të  forcojë konkurrencën në treg, njofton një analizë të mbrojtjes aktuale të konsumatorëve të shërbimeve financiare.
 
SEDAT SELIMI