Maqedoni
“Veting-u”, Selmani: Të ketë skenim rrënjësor të punës së gjykatësve
12.01.2020 13:50
Profesori universitar Bashkim Selmani është i mendimit se procesi i vetingut në gjyqësor...

Profesori universitar Bashkim Selmani është i mendimit se procesi i vetingut në gjyqësor e prokurori është më së i nevojshëm për të realizuar tek ne. Në “Intervistën javore” për TVM-2, Selmani tha se vetingu duhet të përfshij, skenim rrënjësor të punës së gjykatësëve dhe të prokurorëve dhe lëndët e tyre që i kanë punuar ndër vite.
“Unë nuk do ta quaj as veting e as kontroll, miрëpo duhet të bëhet hetim i çdo gjyqëtari në bazë të lëndeve që i kanë zgjedhur edhe atëherë do të dalin gjyqëtarët që janë të sukseshëm, mund të jenë 3 ose 4 përqind dhe të tjerët të pasukseshëm ku do të shkojnë në përgjegjësi penale. Hetimi është pra, skenim, ose faza e studimit të një fajsie ose mos fajsie për shkak të mos zgjidhjes së situatave të caktuara. Nëse kemi ne për momentin mbi 89 mijë lëndë në gjyqësorin e vendit, ku disa prej tyre me vite presin epilog përfundimtar gjyqësor, për këtë arsye themë se duhet të bëhet hetim administrativ, juridiko gjyqësor, në mënyrë të detajuar dhe të konstatohen shkeljet dhe ata gjyqëtar që kanë bërë shkleje të shkarkohen e të dënohen dhe të tjerët që kanë punuar me nder të avancohen”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.
“Veting-u” , Selmani: Gjyqësori të monitorohet nga ndërkombëtarët
Selmani konstaton se mënyrën se si propozohet procesi i vetingut nuk premton shumë se i njëjti po qëse realizohet do të mund të përmirësoj gjendjen aktuale në gjyqësor. Ai nuk sheh vullnet të sinqertë politik nga të gjithë për të mbështetur një proces i tillë rrënjësor, andaj është i mendimit, se ky proces duhet të monitorohet nga faktori ndërkombëtar.
“Partitë politike deri tani nuk kanë vullnet politik për të zbardhur këto raste, për arsye se janë vetë autor të krimit dhe ju garantoj se nuk do të ketë zgjidhje me vetingu. Unë menoj se veting do të ketë, por do të bëhet në mënyrë simbolike dhe fundi do të jetë I dështuar. Ne kemi vetingu edhe në organet e policisë dhe pamë se çfarë vetingu ndodh në organet policore kur kemi hakmarrëje mes partive politike që emrojnë ose shkarkojnë specialist në punëve të brendshme ku 80 % janë dëmtuar shqiptarët. Partit politike janë ato që kanë lëndu dhe dëmtu sistemin gjyqësor dhe prandaj do të ishte më e mira e fundit që të bëhet sistemin gjyqësor me ndikim nga jashtë dhe vetëm ajo do ta vinte në funskon sistemin e së drejtës“, tha Selmani.
Selmani poashtu tha se pa miratimin e ligjit të ri për prokurori publike nuk mund të pritet drejtësi në vend, tha se implementimi i gjuhës shqipe në gjyqësor fare nuk do të pengoj gjyqësorin dhe sigurimin e drejtësisë në vend. Probemi kryesor të kësaj qeverie në lidhje me gjyqësorin, sipas tij qendron tek pajtimi me dista raste të krimeve.
REXHEP QAMILI
