Maqedoni
Mbështjetja financiare e kompanive në 2019, Bekteshi: Masat qeveritare tejkaluan pritshmëritë
12.01.2020 14:28
Mbështetja financiare e qeverisë ndaj investimeve gjatë 2019-ës, I ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë....

Mbështetja financiare e qeverisë ndaj investimeve gjatë 2019-ës, I ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, thotë për TVM2 ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Mbi 170 kompani vendore dhe të huaja kanë shfrytëzuar burimet finansiare të buxhetit , nëvlerë deri 70 milion euro, të cilat kanë rezultuar me hapjen e mbi 60 mijë vendeve të reja të punës.
"Me Mbi 70 milion euro drejtpërdrejt është ndihmuar sipërmarrësia në vendin tonë dhe sic e dini janë krijuar dhe mbi 60 mijë vende të reja pune në afat prej dy viteve prej momentin kur është vendosur në funksion ligji për mbështetje finansiare të investimeve dhe masat tjera që paralelisht janë realizuar për rritjen e pagës miniamle dhe rritjen e rrogave në sektorin privat. Subvencionimi I drejtpërdrejt do të mbetet ai që ka qenë në kuaër të shtyllës së parë dhe të dytë por kemi rritur për 40 milion euro subvencionimin e drejtpërdrejt për pagat që rriten prej 600 deri 6 mijë denarë."- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Shfrytëzimi i ipard mjeteve, Selami: Lider në thithjen e fondeve të BE-së në bujqësi
Sa i përket shfrytëzimit të fondeve për zhvillim ekonomik nga buxheti dhe fonde të BE-së, sektori i Bujqësisë është ai që ka kulmuar në këtë drejtim madje vendi është lider në rajon për thithje të fondeve nga BE, thonë nga Agjencia për Zhvillim Rural.
"Masa 1 dhe 3 kishin buxhet 25 milion, mund të them që mbi 20 milion kemi vetëm si aplikacione që kanë marrë vendime dhe janë në realizim të projekteve dhe masa 7 që përfundoi para një muaji. Mbi 70 përqind të aplikacioneve janë të kompletuara dhe së shpejti do të dalin dhe rezultatet e para të masës 7. Për së pari her ne nuk kemi paguar penale ndaj BE për mos shfrytëzim të fondeve dhe njëkohësisht jemi dhe lider në rajon për shfrytzim të fondeve, vitin 2019 ishte shum I suksesshëm në krahasim me ipard 1 dhe ky është dallim I madh kun ë ipard 1 ka pasur 16 përqind shfrytëzim të mjeteve nga gjithsej 80 milion euro."- tha Abdulselam Selami, zv.drejtor në Agjencinë për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural.
Në përfundim e sipër është dhe procedura e IPAR 3 e cila do të zgjasë nga 2021 deri 2027, njëkohësisht pritet dhe një masë e re subvencionimi nga BE ku aplikant do të jenë komunat duke konkuruar në mënyrë direkte për të shfrytëzuar mjetet për zhvillimin infrastrukturor të fshatrave.
GAZMEND REXHEPI
