Maqedoni

Qeveria teknike, përplasje dhe akuza të ndësjella mes partive

12.01.2020 14:59

Disa ditë pas krijimit të qeverisë teknike pushtetit dhe opozita kanë vijuar përplasjet dhe akuzat për nepozitim....

Disa ditë pas krijimit të qeverisë teknike pushtetit dhe opozita kanë vijuar përplasjet dhe akuzat për nepozitim, vendime jo ligjore të marra, paralajmërime për padi e kështu me radhë. Socilademorkatët akuzojnë ministrat e VMRO-DPMNE-së se për këtë periudhë në Qeverinë teknike kanë dëshmuar paaftësi duke marrë vendime në dëm të qytetarëve. E për pushtetin këto mosmarrëveshje kanë qenë të pritshme.
 
"Problemet do të thoja me të cilat përballen ministrat dhe zv ministrat plotësuses do të thoja kanë qenë të pritshme, e dini që prap nuk është situate tipike për funksiomin e Qeverisë, periudh parazgjedhore por shpresoj dhe besoj që këto do të tejkalohen."- Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.
 
Në VMRO-DPMNE thonë se në LSDM mbizotron frika pasi përmes veprimeve të ministrave teknik dhe zëvendësministrave do të dalin në pah të gjitha manipulimet që për këta tre vite ka realizuar pushtetit.
 
"E gjithë kjo nënkupton frikë nga pushteti në ikje nga ajo që mund të zbulohet nëpër ministiri. Për çdo ditë shohim obstruksione në të gjitha ministritë, padrejtësi tek të gjitha dikasteret dhe në pyjtje janë ditë kur të shohim se çfarë do të del në sipërfaqje dhe pse kaq firkë ng ministrat dhe zv ministriat e VMRO-së."- tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Përplasjet e ditëve të fundit mes dy partive janë në MPB. Urhdëri I ministrit të Çulev nga radhët e VMRO-së për tu kthyer vetuar nga shërbimet e ndryshme në kuadër të MPB-së është qujatur nga LSDM si vendim I rrezikshëm që mund të rrezikoj stabilitetin e sigurisë në vend.
 
ZEKIRA MEXHITI