Maqedoni
Kumanovë, Parkingje sa të duash, makinat në trotuare
12.01.2020 15:32
Edhe përkundër faktit se në qytetin e Kumanovës janë hapur zona të shumta për parkimin e veturave

Edhe përkundër faktit se në qytetin e Kumanovës janë hapur zona të shumta për parkimin e veturave, megjithatë qytetarët parapëlqejnë makinat e tyre ti parkojnë nëpër trotuare apo zona tjera për këmbësorë, me çka vështirësojnë, por edhe rrezikojnë lëvizjen e qytetarëve. Nënkuptohet e gjithë kjo bëhet për ti’u shmangur pagesës që arrin shumën prej vetëm 30 denarë për një orë.
“Jam mërgimtar, po shifet qartë se këtu është një tollovi e madhe. Për ato 2 apo 3 javë sa jemi këtu në vnedëlindje nuk shkon gjithçka si duhet, po kemi probleme me parkimet, po jemi të detyruar të dalim pa makina.Shof shumica e vozitësve, papritmas po ndalonin kudo qoftë edhe pse nuk është vendparkim, kurse marr shembull Zvicrën prej nga vij, atje nuk ka këso lloj veprimesh”, shtoi mes tjerash një qytetar i Kumanovës.
“Me të vërtetë mungon kultura e vozitjes në qytetin tonë, por edhe rrugët nuk janë rregulluara si duhet marim shembull rrugët dytësore janë problematike pasiqë mungojnë trotuaret dhe fëmijët por edhe këmbësorët nuk kan kah të ecin, pastaj edhe vozitësit e pandërgjegjshëm parkojnë veturat ku të mbërrijnë edhe pse e pengojnë kalimtarin ata prapseprapë parkojnë veturat ku është e ndaluar”, theksoi për TVM2 një qytetar i Kumanovës.
Mirëpo Nga NP “Kumanova Parking“ paralajmërojnë hapjen e zonave të reja të parkimit, me qëllim që qytetarëve tu mundësohen hapsira të reja parkimi.
“Së shpejti pritet të lëshohen në përdorim edhe disa vendparkime të reja edhe atë: Pranë njësisë së Zjarrëfikësve në hyrje të Kumanovës, pastaj kemi paraparë edhe te Salla Sporteve, në rrugën“Bratstvo Edinstvo” para Stadiumit të qytetit, gjithashtu kemi parpa një vendparkim ta rregullojmë para Byros për Punësim apo tek fabrikat e ish “Zhito Mell”, tha për programin tonë Fadil Shabani, drejtor i NP ”Kumanova Parking”.
Jo të pakta janë edhe rastet e intervenimit të kësaj ndërmarrje me “Marimangë” me asistimin e policisë për marrjen e veturave nga vende të palejuara për parkim.
FATLUM AQIFI
