Maqedoni

Zgjedhjet e 12 prillit, Hyseni: Trupi votues i vetëdijsuar, pret oferta konkrete

12.01.2020 16:04

Analistët politik vlerësojnë se përplasjet mes partive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit...

Analistët politik vlerësojnë se përplasjet mes partive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit do të jenë prezente edhe në këtë cikël zgjedhor por së kësaj radhe nuk do të mungojnë ofertat konkrete. Analisti Blerim Hyseni vlerëson se duke pasur parasysh vetëdijsimin e trupit votues shqiptar partitë do të angazhohen seriozisht në përgatitjen e ofertave konkrete për problemet reale të qytetarëve.
 
"Mendoj që cikli i akuzva të ndrësjella mes partive politike do të jetë present edhe në ketë cikël zgjedhor edhe pse ky cikël zgjedhor është më I gjatë, pothuajse 6 muaj. Mendoj që e vetmja mënyrë për ti fituar votat e votusve për shkak se vërejmë edhe një rritje të nivelit të votuesit veçnarisht të atyre shqiptar. Është ofrimi I platformave të qarta dhe prekja e temave të cilat çdo I ditë e më shumë I tangojnë qytetarët shqiptar në Maqedoni", tha Blerim Hyseni, analist.
 
Akuzat e shpeshta të ndërsjella mes dy partive të bllokut maqedonas LSDM-VMRO, Hyseni I quan të stërzgjatura ndërsa potencon se edhe kësaj radhe opozita maqedone do të luaj me ndenjat nacionaliste të qytetarëve për të fituar vota.
 
"Mendoj që akuzat ata I kanë të stërzgjatura që nga marrëveshja e Përzhinës e këtej. Mendoj që ky avaz do të vazhdoj dhe do të intensifikohet ndoshta edhe më shumë me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore. Sigurisht që opozita maqedonase edhe më tej do të vazhdoj të luaj me letrat e nacionlizmit duke akuzuar pushtetin se ka shitur interest kombëtare shtetërore", tha Hyseni.
 
Mosmarrëveshjet në javën që lam pas për kompetnecat e ministrave në Qeverinë teknike, Hyseni I quan të natyrshme duke pasur parasysh dallimet e partive që kanë në udhëhqen apo funksionimin e shtetit.
 
ZEKIRJA MEXHITI