Maqedoni

Nis me punë komisioni i etikës pran SHGM-së

30.09.2014 16:54

Qytetarët duan informim të drejtë dhe real, por një gjë e tillë ndonjëherë pamundësohet nga interesi i medieve, pronari apo nga vetë informimi i gazetarit...

Për këtë balancë, në kuadër të SHGM-së është formuar Komisioni i Etikës dhe i Ankesave. Ankesat deri te komisioni nuk do të paraqiten për gazetarët, por për mediumin, TV-në, radion, gazetën dhe ueb-portalin.
 
Të gjithë qytetarët, gazetarët, organizatat dhe kompanitë private, në e-mailin zyrtarë të Komisionit të Etikës mund të shkruajnë vërejtjet e tyre për ndonjë tekst gazetaresk, për të cilin ata do të vlerësojnë se nuk plotëson standardet gazetareske dhe është joprofesional.
 
“Të tentojmë të mbrojmë qytetarët dhe opinionin nga informimi joprofesional, t’iu ndihmojmë pronarëve të medieve që të mos paguajnë gjoba të larta për politikën joprofesionale redaktuese dhe stafin e gazetarëve joprofesional, të ndihmohemi mes veti, me anë të gjykimit publik për të gjithë ata gazetarë që nuk respektojnë etikën në informim. Ky komision do të bëjë edhe ndarjen e gazetarëve profesionistë nga ata joprofesionistë”- deklaroi kryetari i komisionit, Mirçe Admaçevski.
 
Komisioni i Etikës do të përbëhet nga 7 anëtarë, ku dy janë nga radhët e gazetarëve, Mirçe Adamçevski dhe Bekim Ajdini, dy nga sektori civil, Sefer Tahiri dhe Teofil Bllazhevski, pronarja, Meri Jordanovska dhe gazetarët, Lidija Bogatinova dhe Filip Gjurcinovski.
 
AFRIM TANALLARI