Botë

Kosovë, Ramush Haradinaj dorëhiqet si kryetar i AAK

12.01.2020 16:30

Muaj më parë dha dorëheqje si kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj

Muaj më parë dha dorëheqje si kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi I partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Haradinaj thotë se këtë veprim e ka ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.
 
“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje. Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mi në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë.”- tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
 
Derisa VV dhe LDK nuk arrijn dot të gjejn gjuhë të përbahskët për arrtijen kolaicionit qevrerisës, Haradinaj vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë I Kosovës.
 
ZEKIRJA MEXHITI