Maqedoni
Pasojat nga zjarret, Rastoder: Kujdes në instalimin e paisjeve elektrike
12.01.2020 17:00
Shpërthimi i zjarreve, mund të rezultojë edhe nga pakujdesia njerëzore....

Shpërthimi i zjarreve, mund të rezultojë edhe nga pakujdesia njerëzore, instalimet e vjetra elektrike, stufat e parregullta, thonë zjarrfikësit, andaj ftojnë qytetarët që të kenë kujdes pasiqë sezona e dimrit është periudhë kritike për shkaktimin e problemeve të ndryshme.
"Në këtë periudhë të dimrit, qytetarët më shumë duhet të kenë kujdes në instalimin elektrik, në kabllot vazhdues që në të kycin gjithcka, paisjet me gaz a janë të rregulluara mirë dhe një apel për të gjithë kur të dalin nga shtëpitë të çkyçin aparatet elektrike."- tha Safet Rastoder nga Brigada e Zjarrfikësve.
Nga brigada e zjarrëfikësve thonë se gjatë intervenime përballen me probleme të ndryshme për shkak të pengesave për ndërhyrje nga automjetet e parkuara në vende jo adekuate.
"Kemi probleme të shumta me automjetet e parkuara a është në parking apo në rrugë,sidomos pas orës 22 nuk mund të hysh në lagjen e Gazi babës. Ne zjarrëfikesit detyrohemi t’i largojmë veturat që të mund të kalojmë dhe një apel deëri të vozitësit që ti parkojnë sic duhet veturat."- tha Rastoder.
Gjatë dy ditëve të fundit ,ka pasur tre viktima. Në lagjen e Shuto Orizares ku mbetën të vdekur dy fëmijë, dhe në Shtip viktima 42 vjeç pësoi nga djegia e banesës.
VLORA LATIFI TOPOJANI
