Maqedoni

Seanca të pesë komisioneve kuvendore

13.01.2020 09:18

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të pesë komisioneve...

Anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri duhet ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për tubime publike, në lexim të parë.
 
Propozimi-ligji për shpalljen e pavlefshmërisë dhe anulim të akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim, në lexim të parë, është pika e vetme e rendit të ditës të seancës së 102-të të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
 
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave duhet ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, në lexim të parë.
 
Anëtarët e Komisionit kuvendor për shëndetësi do të debatojnë për Propozimligjin për kontroll të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, në lexim të parë.
 
Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bateri dhe akumulatorë dhe mbeturinat e baterive dhe akumulatorë, të Ligjit për mbrojtje të natyrës, të Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor, të Ligjit për menaxhim me paketim dhe mbeturinat nga paketimi, të Ligjit për ujëra, të Ligjit për organizma të modifikuara gjenetike, të Ligjit për kontroll të emisioneve nga komponime organike të paqëndrueshme gjatë shfrytëzimit të benzinave, të Ligjit për sistem hekurudhor, të Ligjit për ndërveprim në sistemin hekurudhor, të gjithë në lexim të parë.
 
Në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për teleferikët dhe ashensorë-skish, në lexim të parë./mia