Botë

Morales konfirmoi se iu kishte bërë thirrje qytetarëve që të vetorganizohen

13.01.2020 10:57

Ish presidenti i Bolivisë, Evo Morales, e arsyeton thirrjen për formimin e grupeve të armatosura në vendin e tij...

Ish presidenti i Bolivisë, Evo Morales, e arsyeton thirrjen për formimin e grupeve të armatosura në vendin e tij, të cilin e kishte dërguar deri te qytetarët, incizimet e të cilit ishin publikuar në radion shtetërore.
 
Morales, i cili është në mërgim në Argjentinë, konfirmoi se zëri i tij, i cili dëgjohet në audio-incizim, me thirrje për formimin e milicive të armatosura “si ato në Venezuelë”, sepse njerëzit kanë të drejtë të mbrohen nëse sulmohen nga qeveria e re.
 
Ai precizoi se nuk nënkupton që të armatosen këto grupe me “armë”, por të organizohen grupe të mbrojtjes të qytetarëve të cilët gjithmonë ekzistonin në vendin e tij.
 
“Në Bolivi, nëse forcat e armatosura gjuajnë dhe vrasin njerëz, njerëzit kanë të drejtë të organizohen për sigurinë e tyre”, tha Morales në një deklaratë për mediet perëndimore.
 
“Ndonjëherë ato grupe ishin quajtur milicë, më vonë siguri sindikale ose polici sindikale, ndërsa në disa vende ishin quajtur rojtarë komunalë. Kjo nuk është diçka e re”, tha ish presidenti bolivian.
 
Në radio incizimin e publikuar, Moralesi tha se ai dhe ithtarët e tij “besonin shumë” para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar dhe duhej të kishte “plan B”.
 
“Nëse kthehem (në Bolivi) ose kthehet dikush tjetër, duhet të organizohemi, si në Venezuelë, me milicë të armatosura të popullatës”, dëgjohet në incizimin.
 
Morales e lëshoi Bolivinë në nëntor pas tensioneve politike të shkaktuara nga fitorja kontroverse zgjedhore, mori azil në Meksiko, por pastaj u shpërngul në Argjentinë.
 
Të paktën 29 persona humbën jetën në përleshjet e policisë dhe protestuesve, ndërsa në mes të dhjetorit prokurorët bolivian dhanë urdhër për arrestimin e Moralesit për shkak të akuzave për rebelim dhe terrorizëm./mia