Botë
Qeveria australiane ka ndarë 50 milionë dollarë për shpëtimin e kafshëve të rrezikuara
13.01.2020 13:02
Qeveria australiane sot ka paralajmëruar 50 milionë dollarë për programin për rikuperimin e kafshëve të egra...

Qeveria australiane sot ka paralajmëruar 50 milionë dollarë për programin për rikuperimin e kafshëve të egra, pas zjarreve që sollën deri në “katastrofë ekologjike” në vend, ku kërcënohet shkatërrimi i disa llojeve, duke përfshirë edhe koala dhe valabitë.
Zjarre të mëdha shkatërruan më shumë se 11,2 milionë hektarë sipërfaqe e barabartë me gjysmën e Britanisë së Madhe.
Sipas vlerësimeve, madje një miliardë kafshë, duke përshirë edhe bagëtitë dhe kafshët shtëpiake pësuan në zjarret ose u kërcënohet mungesë e ushqimit dhe strehim.
Megjithatë, tërë shkalla e dëmit do të mësohet vetëm pasi do të shuhen të gjitha zjarret, ndërsa kjo do të mund të ndodh për disa muaj./mia
