Botë
Protesta në Spanjë për shkak të Qeverisë së re majtiste
13.01.2020 13:20
Përderisa koalicioni i majtë, i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Pedro Sançez, hyri në kabineti...

Përderisa koalicioni i majtë, i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Pedro Sançez, hyri në kabineti, dhjetëra mijëra spanjoll mbrëmë dolën në rrugë, duke u frikësuar për “shpërbërjen” eventuale të Spanjës.
Partia Socialiste Punëtore e Spanjës (PSPS) dhe partia më e vogël e majtë Unidas Podemos, mbrëmë mbretit Filipi i Gjashtë, ia prezantua ministrat e tyre pasi arritën shumicë të ngushtë në Kuvend, javën e kaluar.
Për këtë Qeveri votuan 167 deputetë, ndërsa 165 u deklaruan kundër, kryesisht deputet nga e djathta.
Sançezi i cili është në pushtet është nga qershori i vitit 2018, fitoi mandat të ri pasi që 18 deputetë për pavarësinë e provincave katalanase dhe baske, u deklaruar të përmbajtur.
Ata nuk votuan pasi që Sançezi iu premtoj bisedimi për të ardhmen e Katalonjës, provincë e banuar nga 7.5 milionë njerëz./mia
