Maqedoni
Shoqata “Makkanabis” kërkon të miratohen ndryshime të ligjit
13.01.2020 15:33
Shoqata “Makkanabis” kërkon urgjentisht të miratohen ndryshime në Ligjin për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope....

Ata thonë se është e pakuptimtë se si deputetët e VMRO-DPNE-së nuk i shohin përfitimet nga industria e cila po zhvillohet në botë dhe po merr një hov të madh në shërimin e sëmundjeve të rënda ku mjekësia klasike nuk ka treguar rezultate. Nga shoqata i hedhin poshtë pretendimet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se ligji është i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve dhe se me këtë ligj i hapet rruga e manipulimeve nga ana e institucioneve.
“Me ligjin do të vendoset kontroll i tërësishëm ndaj prodhimit, keqpërdorimit dhe përdorimit për qëllime mjekësore të drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe me këtë do të mundësohet mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Gjithashtu do të mundësohet që kompanitë prodhuese të kanabisit për qëllime mjekësore ta eksportojnë prodhimin e tyre edhe në tregjet botërore.”,- deklaroi Jane Sevdinski nga “Makkanabis”.
Sipas kësaj shoqate, humbjet e prodhuesve të kanabisit të dedikuar për qëllime medicinale si pasojë e ndalesës për eksport janë më shumë se 50 milion euro. Njëherit paralajmërohet se nëse nuk miratohen ndryshimet e ligjit, më shumë se 740 të punësuar në këtë industri do të mbeten në rrugë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
