Botë
Putin, më 16 tetor për vizitë në Beograd
30.09.2014 17:34
Presidenti rus, Vlladimir Putin, më 16 tetor do të qëndrojë për vizitë në Beograd...

Konfirmimin për vizitën e Putinit e ka marrë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin. Vizita realizohet me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një takim me gazetarët në Beograd, Vuçiq ka thënë se me ambasadorin rus ka biseduar pjesërisht për programin e vizitës së presidentit rus.
Mediat në Serbi citojnë kryeministrin serb të ketë thënë se presidenti rus do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe do të marrë pjesë edhe në parakalimin e forcave ushtarake të Serbisë.
