Futboll
Sot nis java e dytë e champions league ku do të luhen 8 takime
30.09.2014 18:01
Bayern Munchen do të luajë në Moskë përballë CSKA pa publik në Arena Khimki në ora 18:00...

Ekipi rus është dënuar nga UEFA që ta zhvillojë me dyer të mbyllura këtë takim për shkak se dhjetorin e kaluar tifozët shfaqën simbole raciste.
Megjithatë trajneri Slutsky është i përqendruar te ndeshja ku i ka kërkuar lojtarëve të japin maksimumin për të shpresuar te një rezultat pozitiv.
Tek Bayern janë të motivuar pasi e ka fituar ndeshjen e parë dhe Guardiola dëshiron të marrë 3 pikë të tjera në Moskë ku ka triumfuar edhe vitin e kaluar.
Ndërkohë Roma do të luajë në fushën e Manchester City.
Kjo sfidë që është e vlefshme për Grupin E, paraqitet si më interesantja e ditës.
Trajneri i vendasve Pellegrini është në kërkim të pikëve të para në këtë sezon dhe ka sqaruar se ekipi i tij nuk është në presion.
Ndërsa Garcia nuk e mendon rezultatin negativ.
Në Grupin F, Paris Saint Germain pa Ibrahimovic do të presë Barcelona-n, ndërsa Ajax do të jetë në Nikosi përballë APOEL.
Në Grupin G, Chelesa i Mourinho do të luajë në Lisbonë me Sporting.
Maribor do të përballet me Schalke në Gelshenkirshen.
Në Grupin H do të zhvillohen ndeshjet Porto – Shakhtar Donetsk dhe BATE Borisov – Athletic Bilbao.
