Maqedoni

Seanca të pesë komisioneve kuvendore

14.01.2020 10:09

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje mandatuese-të imunitetit...

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë  komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje mandatuese-të imunitetit, për transport, lidhje dhe ekologji, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjdhënës.
 
Në rend të ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri është Propozim-ligji për ndryshimin  e Ligjit për tubimet publike në lexim të parë.
 
Anëtarët e Komisionit për çështje afariste dhe mandatuese-të imunitetit do të debatojnë  pas Raportit të Komisionit shtetëror zgjedhor për punët e ndërmarra  sipas nenit 153 të Kodit zgjedhor, për pranim të pjesës tjetër të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.
 
Në rend të ditës të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është Informacioni për ndotjen enorme të ajrit të ambientit në Republikën e Maqedonisë,  të dorëzuar nga grupi i deputetëve.
 
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të mbajë dy seanca  në të cilat do ta shqyrtojë  Strategjinë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe  interkulturalizmin, me plan aksionar për zbatim për vitet 2020-2022 dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të detyrueshme, sipas procedurës së shkurtuar në lexim të dytë.
 
Anëtarët e Komisionit juridik-ligjdhënës do të diskutojnë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për statistikën shtetërore, për tregtinë elektronike, për taksën e qëndrimit të përkohshëm,  për veprimtarinë hotelierike, për pronësinë industriale, për veprimtarinë turistike, për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, për rezerva të obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës, për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, për buxhetet, për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore,  për rezervat e mallrave,  për borxh publik,  për regjistrim të pagesave të gatshme,  për procedurë tatimore, për paraqitje dhe evidentim të obligimeve, për taksat administrative, për taksat komunale, për kontributet  nga sigurimi i obligueshëm social, për tatimet e pronës, të gjitha në lexim të parë./mia