Botë

Zjarret e mëdha në Australi mund të bëhet dukuri e rregullt, paralajmërojnë shkencëtarët

14.01.2020 10:57

Në konkludimet nga 57 raporte shkencore të publikuara nga viti 2013 tregohet se fatkeqësi të mëdha natyrore siç janë zjarret në Australi...

Në konkludimet nga 57 raporte shkencore të publikuara nga viti 2013 tregohet se fatkeqësi të mëdha natyrore siç janë zjarret në Australi, mund të bëhen normë në vend përjashtime.
 
Qeveria australiane dhe disa mediume tentojnë ta minimizojnë rolin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, por të dhënat tregojnë se planeti është shumë më i rrezikshëm nga dukuritë e tilla.
 
“Ne  nuk do ta pengojmë trendin e ngrohjes së klimës në një të ardhme të afërt, ashtu që fatkeqësi si kjo do të vazhdojnë të ndodhin”, ka thënë Riçard Bets, drejtor i Sektorin për hulumtim të ndryshimeve klimatike në shërbimin meteorologjik britanik.
 
Sistematizimi i të dhënave nga 57 raporte tregon se gjithnjë e më shumë vërehen kushte të cilat shkencëtarët britanikë i quajnë “moti i zjarrtë”. Ky është kombinim i temperaturave të larta, lagështi e vogël, reshje të dobëta të shiut dhe erë e përforcuar.
 
Efektin e njëjtë që e kanë ndryshimet klimatike ndaj Australisë është arsyeja për zjarret më të mëdha në shtetet perëndimore të SHBA-së, Evropës Jugore, Skandinavisë, Amazonisë dhe Sibirit.
 
Globalisht, sezoni i zjarreve ka vazhdar për 20 për qind, thonë shkencëtarët.
 
Sipas Organizatës botërore meteorologjike, deri në fund të shekullit, temperatura mesatare e Tokës do të ngritet për 3 deri në 5 gradë Celsius nëse nuk ulet vëllimi i gazeve të dëmshme të liruara në atmosferë.
 
Kjo është tre herë mbi nivelin e dakorduar në Marrëveshjen e Parisit për klimën nga viti 2015./mia