Botë
Mbi 40 viktima si pasojë e motit të keq në Pakistan
14.01.2020 11:15
Të paktën 41 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe dëborës në disa provinca në Pakistan dhe në pjesën e Kashmirit...

Të paktën 41 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe dëborës në disa provinca në Pakistan dhe në pjesën e Kashmirit, që është nën kontroll të tij, lajmëroi televizioni Geo, duke iu referuar personave zyrtarë.
Sipas televizionit, një ditë më parë në provincën Belluxhistan humbën jetën të paktën 22 persona, tre në Penxhab dhe një në Sind.
Televizioni lajmëron, gjithashtu, se ka pasur edhe 15 viktima gjatë reshjeve të dëborës në rajonin e Azad Kashmirit, territor që është nën kontroll të Pakistanit.
Në shtatë rajone të provincës Belluxhistan është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, informojnë mediat ruse./mia
