Botë
Kinë, gropa “gëlltiti” autobusin, 6 të vdekur
14.01.2020 12:00
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar....

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar, pasi një gropë e madhe e hapur rishtazi në rrugë, përpiu një autobus pasagjerësh dhe disa këmbësorë në Kinën qendrore. Pamjet e zhytjes së autobusit janë kapur nga kamerat e sigurisë.
Kina vitet e fundit ka pasur disa incidente të një natyre të tillë, ku tregojnë momentin kur njerëzit duke pritur në një stacion autobusi detyrohen të ikin me vrap ndërsa toka nën autobus fillon të shpërthejë brenda. Një numër njerëzish mblidhen për të shpëtuar pasagjerët e autobusit. Sipas mediave shtetërore, gropa në rrugë shtrihej në një diametër gati 10 metra.
Është e paqartë se sa persona ishin brenda autobusit në kohën e incidentit. Për hapjen e gropave në rrugët e Kinës shpesh fajësohen punët e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.
