Botë
Dëbora dhe ortekët e bllokuan jetën në Afganistan
14.01.2020 12:19
Orteku në qytetin Herat, në perëndim të largët të Afganistanit, ka marrë jetët e gjashtë personave...

Orteku në qytetin Herat, në perëndim të largët të Afganistanit, ka marrë jetët e gjashtë personave kur sasi e madhe e dëborës ka rënë mbi një shtëpi, lajmëroi agjencia Anadolia.
Jajlani Fahrad, zëdhënësi i guvernatorit të Herat, deklaroi se tashmë me ditë në këtë rajon bie dëborë, për shkak të së cilës është bllokuar komunikacioni pothuajse në tërë qytetin.
Ai shtoi se mbi një shtëpi në Herat ka rënë sasi e madhe e dëborës dhe megjithatë kanë humbur jetën gjashtë persona, pas së cilës autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa urgjente për pastrimin e dëborës.
Drejtoria shtetërore për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se dëborë gjatë gjithë kohës bie në gjithsej 13 krahina afgane.
Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës është mbyllur edhe tuneli “Salang”, që çon drejt kryeqytetit Kabul, si dhe në disa akse rrugore.
Në aeroportin ndërkombëtar në Kabul ka ndërprerje të përkohshme të fluturimeve për shkak të reshjeve të dëborës.
Stacioni meteorologjik në Kabul kumtoi se në disa pjesë të vendit dëbora ka arritur lartësi prej një metër./mia
