Tenis

Rafael pas tre muajsh kthehet ne terenet e tenisit

30.09.2014 18:03

Tenisti spanjoll Rafaell Nadal kishte një kam-bek të suksesshëm në terenet e tenisit pasiqë reketi numër dy në botë arriti të feston

Tenisti spanjoll Rafaell Nadal  kishte një kam-bek të suksesshëm në terenet e tenisit pasiqë reketi numër dy në botë arriti të feston në kuadër të xhiros së parë në turneun e tenisit I cili po mbahet në Pekin të Kinës kundër Rishar Gasket.
 
Tenisti francez me përvojë arriti ti rezistoi Nadallit vetëm në setin e parë të sfidës në fjalë,të cilin Rafaell Nadall e fuitoi me rezultat 6-4. Seti I dytë kaloi në dominim total të Nadallit  I cili festoi maksimalisht me 6-0, kështu që vetëm për 1 orë e 18 minuta siguroi plasma në raundin e ardhshëm.
 
Matadori spanjoll për rival në raundin e dytë do ta ket tenistin gjerman Gojovqiq , I cili sot festoi me rezultat 2-1 në sete kundër Ivo Karlloviqit.
 
Reketi numër një në botë sërbi Novak Xhokoviç njashtu ishte I bindshëm në start në kuadër të pokëtij turneu, me c rast festoi me rezultat 2-0 në sete 6-2 dhe 6-1 kundër Garsija LLopezit. Tomash Berdih festoi ndaj Feliciano Lopezit me 6-1 dhe 6-2, ndërkaq Isneri demoloi totalisht Giralldon me 6-1 dhe 6-3…