Maqedoni
Në vend nuk ka murtajë afrikane të derrave, Atanasov: Masat dhe ndalesat mbesin në fuqi
14.01.2020 14:18
Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston murtaja afrikane e derrave, por masat dhe ndalesat....

Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston murtaja afrikane e derrave, por masat dhe ndalesat për importin e mishit dhe produktit të derrit nga vendet fqinjë mbesin në fuqi, theksoi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov. Ai gjithashtu njoftoi se rreziku nuk ka kaluar sepse sëmundja e derrave është e pranishme në vendet fqinjë.
“Rreziku nga murtaja afrikane e derrave në rajon ende nuk ka kaluar, duhet të jemi të kujdesshëm. Rritet vigjilenca për ndjekjen e murtajës afrikane të derrave, pasi dje u hap edhe një vatër në Serbi, në Pirot, ndërsa para një jave sëmundja u konfirmua edhe në katër rajone të Bullgarisë. Në vend murtajë afrikane nuk ka, por në fuqi mbesin masat dhe ndalesat që janë sjellë. Fermerët edhe më tej duhet t’i zbatojnë masat e biosigurisë.”,- tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ftojnë qytetarët që të mos sjellin ushqime shtazore nëse udhëtojnë jashtë vendit, posaçërisht jo ato të derrit. Masat parandaluese janë shumë të rëndësishme, sepse për murtajën afrikane të derrave nuk ka vaksinë. Kjo sëmundje nuk është e rrezikshme për njerëzit, por megjithatë është vdekjeprurëse për derrat.
REJHANE BUSHI METAJ
