Maqedoni
Emërimet në MPB, KShZ u shpall jokompetente
14.01.2020 15:04
KShZ-së është jokompetente për të vendosur për kërkesën e ministrit teknik të punëve të brendshme, Naqe Çulev....

KShZ-së është jokompetente për të vendosur për kërkesën e ministrit teknik të punëve të brendshme, Naqe Çulev, në lidhje me emërimin e Risto Stavrevskit për kryeshef të SPB-Shkup. Nga KShZ të gjithë anëtarët njëzëri konstatuan se në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë akt që ka të bëjë me çështje financiare apo kuadrovike e që ndërlidhen me organizimin e zgjedhjeve.
“KShZ konfirmoi se vendimi për emërim në pozicionin udhëheqës nuk paraqet dokument apo akt që ka të bëjë me çështje financiare dhe kuadrovike për organizimin e zgjedhjeve, të rregulluar me Ligjin për Qeverinë, nenin 46, paragrafi 3, të Ligjit për Qeverinë.”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski.
Çështja e emërimit të Stavrevskit në krye të SPB-së iu delegua KShZ-së nga vetë ministri Çulev, pasi zëvendësministrja plotësuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, nuk e nënshkroi vendimin për emërimin e Risto Stavrevski, duke e arsyetuar se zëri i tij dëgjohet në audio-incizime se si keqpërdor detyrën zyrtare.
ZEKIRJA MEXHITI
