Maqedoni

Strategjia e Romëve për vitin 2020, 40 milion denarë për implementimin e projekteve

14.01.2020 15:24

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndan 40 milion denarë për vitin 2020...

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndan 40 milion denarë për vitin 2020 për implementim të projekteve në bazë të Dekadës dhe Strategjisë së Romëve. Ministri pa portofol, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e gjendjes së Romëve, Muzafer Bajram, thotë se në komunat Kërçovë, Dibër dhe Veles janë përgatitur tre plane aksionare për romët në sferën e banimit, arsimit, punësimit e shëndetësisë.
 
“Këtë vit kemi marrë 40 milion denarë nga buxheti i RMV-së përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Kështu që buxheti është dyfishuar që nga viti i kaluar. Kur erdhi në pushtet kjo garniturë qeveritare, buxheti për transport dhe lidhje ishte 10 milion denarë, kështu që tani është rritur për katër herë, pra 40 milion denarë.”,- deklaroi ministri pa portofol përgjegjës për zbatimin e Strategjisë së Romëve, Muzafer Bajram.
 
SEDAT SELIMI