Maqedoni

Rasti “TNT”, Trajkovski sërish nuk u paraqit në Gjykatë

14.01.2020 16:22

Me gjykatësen porote të re filloi procesi gjyqësor “TNT”...

Me gjykatësen porote të re filloi procesi gjyqësor “TNT”, por edhe kësaj radhe procesi nuk u zhvillua, pasi që i akuzuari, Toni Trajkovski, nuk u paraqit në gjykatë. Avokati i tij, Jovica Strashevski, sqaroi se Trajkovski nuk ka marrë ftesë.
 
“Për Tonin kemi dorëzuar deri te Gjykata adresë sipas letërnjoftimit dhe vendqëndrim. Ku e kanë dërguar ftesën seriozisht nuk e di. Toni nuk ik, ai nuk ka ftesë të rregullt, po të kishte ftesë të rregullt nga ana e gjykatës ai do të ishte paraqitur.”,- tha avokati, Jovica Strashevski.
 
Por, gjykatësi, Ognen Stavrev, tha se i akuzuari Trajkovski, në mënyrë të rregullt është ftuar pasi që ftesën e kanë dërguar me korrier gjyqësor, por ai ftesën nuk e ka pranuar. Gjykatësi Stavrev tha se nesër i akuzuari Trajkovski në seancë do të shoqërohet nga policia. Merxhan Dauti - avokat i të akuzuarës, Elizabeta Najdovska, tha se është e nevojshme që të dëgjohen të gjithë dëshmitarët edhe atë në një seancë të vetme.  
 
“Unë jam përfshirë shume më vonë, sot kam dorëzuar kërkesa të reja si verbale ashtu edhe materiale. Kemi dëshmi të reja kemi shume pyetje si dhe ekip e këshill të ri gjyqësor. Prandaj mendoj se është më se e nevojshme që të dëgjohen edhe një herë të gjithë dëshmitarët dhe kjo aspak nuk do të zgjaste procesin gjyqësor.”,- tha avokati, Merxhan Dauti.
 
Për veprën janë akuzuar disa persona, mes të cilëve ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë dënohet edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski.
 
SANIJE DURAKU