Botë
Maxhoranca dhe opozita arrijnë marrëveshje të reformës zgjedhore
14.01.2020 18:10
Mazhoranca dhe opozita brenda dhe jashtë Parlamentit,

Mazhoranca dhe opozita brenda dhe jashtë Parlamentit, pas shumë debateve në distancë dhe takimeve të ndara kanë arritur sot marrëveshjen historike për reformën zgjedhore. Palët kanë rënë dakord, mes tjerash, që projekti përfundimtar i hartuar mes tyre të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Sipas dokumentit të dakordësuar mes tyre, reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda datës 15 mars 2020.
Për këtë marrëveshje ka reaguar kryeministri Rama përmes një postimi në Tuiter.
“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”,- shkruan kryeministri.
Ndërkaq, kryetari demokrat, Lulzim Basha, tha se kjo marrëveshje duhet të kalohet pa asnjë ndryshim në kuvend.
Edhe delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Ambasada e ShBA-së e përshëndetën marrëveshjen në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ato e cilësuan një arritje të rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
LULJETA NDOKA
