Maqedoni
Pa energji elektrike disa pjesë të Sopishtes, Butelit, Aerodromit dhe Gazi Babës
15.01.2020 10:26
EVN informon se sot, për shkak të punëve teknike në elektro-rrjetin distribuiv pa energji elektrike do të mbesin...

EVN informon se sot, për shkak të punëve teknike në elektro-rrjetin distribuiv pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të f. Breznica e Re, komuna e Sopishtes dhe atë nga ora 08:30- 15:30, pastaj nga ora 09:00-12:00 një pjesë e banorëve të lagjes Kuçevishka Bara në komunën Butel, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Mite Bogoevski, më saktë nën rrugët me nr. 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 në Aerodrom.
Pa energji elektrike sot do të mbesin edhe shfrytëzuesit e objekteve në rrethinën e firmës Vodostopanstvo – Vardar në lagjen. Jurumleri, komuna e Gazi Babës, nga ora 10:00-12:00./mia
