Botë

Një viktimë dhe nëntë të lënduar në shpërthimin në fabrikën kimike në Spanjë

15.01.2020 11:14

Një person humbi jetën, ndërsa së paku nëntë janë lënduar, prej të cilëve tre më rëndë...

 Një person humbi jetën, ndërsa së paku nëntë janë lënduar,  prej të cilëve tre më rëndë, në shpërthimin e fuqishëm në fabrikën kimike në pjesën verilindore të Spanjës, kumtuan autoritetet katalonase rajonale, transmetojnë mediat amerikane.
 
Personi ka humbur jetën kur  mbi të është rrëzuar ndërtesa që është goditur nga vala ajrore e shkaktuar nga shpërthimi në fabrikën në rajonin Taragona, publikuan gazetat “Vangardija” dhe “Pais”, në faqet e tyre të internetit.
 
Kabineti i kryeministrit spanjoll Pedro Sançez kumtoi se ai është kontakt me autoritetet katalonase dhe se Madridi është i gatshëm  ta ofrojë tërë ndihmën e domosdoshme.
 
Mediat britanike lajmërojnë  se në vendin e ngjarjes ndodhen 20 automjete të zjarrfikësve, 11 automjete të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe një helikopter.
 
Banorëve lokal u është këshilluar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dritare të mbyllura, edhe pse tani për tani nuk ka të dhëna për ajër të ndotur.
 
Tani për tani nuk dihet arsyeja e shpërthimit./mia