Iran, u arrestua personi që incizoi rrëzimin e aeroplanit
Irani ka thënë se ka arrestuar një person që ka incizuar momentin kur është rrëzuar një aeroplan ukrainas me pasagjerë...

Irani ka thënë se ka arrestuar një person që ka incizuar momentin kur është rrëzuar një aeroplan ukrainas me pasagjerë, pas sulmit me raketë.
Besohet se personi, i cili është ndaluar do të përballet me akuza të lidhura me sigurinë kombëtare.
Fluturimi, PS752 ka dështuar pak minuta pas nisjes, pasi aeroplani është rrëzuar javën e kaluar në Teheran, duke lënë të vdekur 176 persona në bord. Irani ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin gabimisht dhe ka njoftuar për arrestimin e dhjetëra personave lidhur me këtë incident.
Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se hetimet e shtetit të tij do të vëzhgohen nga një “gjykatë speciale”. “
Rohani po ashtu ka thënë se për këtë “rast tragjik” nuk duhet fajësuar vetëm një person.
Irani fillimisht ka mohuar se aeroplani ukrainas është qëlluar nga një raketë, mirëpo më vonë ka thënë se kjo pajisje është qëlluar nga sistemet mbrojtëse të Iranit.
