Maqedoni
Përplasje në oraret e seancave, “TNT” shtyn gjykimin për rastin “Toplik”
15.01.2020 13:59
Anulohet seanca gjykuese për lëndën “Toplik” për shkak të rastit “TNT”, pasi që ish ministri, Mile JanakievskI.....

Anulohet seanca gjykuese për lëndën “Toplik” për shkak të rastit “TNT”, pasi që ish ministri, Mile Janakievski, është i akuzuar në të dy rastet. Gjykatësi, Osman Shabani, informoi të gjykuarit si dhe avokatët e tyre për anulimin dhe shtyrjen e seancës për më datën 28 shkurt, duke marrë parasysh se janë caktuar në ditë të njëjtë me lëndën e rëndësishme për rastin “TNT”.
Rasti “Toplik” udhëhiqet kundër ish ministrit, Mile Janakievski, dhe personave të tjerë për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qytetit i diellit” në Sopishtë. Sipas akuzës së parashtruar nga PSP, i akuzuari i parë, Janakievski, si person udhëheqës në Ministrinë për Transport dhe Lidhje, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, ka formuar Komision për Hapjen e tenderëve publikë të cilët kishin për detyrë të përzgjedhin ofertues për blerje dhe pronësi të tokës shtetërore për ndërtimin e Kompleksit elitar “Qyteti i diellit”, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet.
Sipas dëshmive të PSP-së, për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajësi të Ministrisë, ajo është detyruar firmës “San Siti” t’i paguajë borxh me shumë prej një milion eurove si dhe interes shtesë. Duke u bazuar në aktakuzë, Janakievski dhe pesë persona të tjerë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë, gjegjësisht 44.000 euro.
LEUNORA KALIQI
