Maqedoni
Dimovski: Qytetarët presin institucione funksionale
15.01.2020 14:28
Ministria e Bujqësisë duket se ka ngecje në funksionimin e hierarkisë më të lartë në këtë periudhë të qeverisë teknike.

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, akuzon VMRO-DPMNE-në se ka probleme, siç tha, për të hequr qafe matricën në të cilën ka ngecur. Përkujton qytetarët se mbështetja për bujqit dhe zhvillimin rural do të vazhdojë, pagesat po bëhen në kohë e subvencionet do të ndahen në mënyrë joselektive.
“Proceset e filluara për reformat në sektor do të vazhdojnë edhe këtë vit, sepse bujqësia është dega jonë strategjike. Presionet dhe selektiviteti nuk janë pjesë e punës sonë. Ne nuk po abuzojmë me institucionet, siç bëri qeveria e mëparshme. Nuk ka më pagesa të subvencioneve sipas listave, secili fermer i kualifikuar paguhet me kohë.”,- deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.
Dimovski përkujton se edhe me qeverinë teknike, qytetarët presin funksionimin normal të të gjitha institucioneve. Thotë se bashkëpunim duhet të ketë edhe përkundër dallimeve ideologjike, me qëllim të zbatimit të aktiviteteve të planifikuara të kësaj ministrie.
SEDAT SELIMI
