Maqedoni

Tërmeti në Shqipëri, Kryqi i Kuq mblodhi 270 mijë euro për të dëmtuarit

15.01.2020 14:44

Kryqi i Kuq deri më tani ka grumbulluar mjete financiare në vlerë prej 16 milion e 600 mijë...

Kryqi i Kuq deri më tani ka grumbulluar mjete financiare në vlerë prej 16 milion e 600 mijë denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kontribut kanë dhënë edhe kompanitë e ndryshme, organizatat dhe  qytetarët, përmes llogarisë së Fondit të solidaritetit dhe numrave të telefonit për donacione. 
 
“Janë grumbulluar deri më 31.12.2019, 16 milion e 600 mijë denarë... Duhet t‘i shtohen edhe kontributet që i presim nga kompania MEPSO, e cila ka kontratë me Kryqin e Kuq, por për shkak të procedurave që duhet të realizohen para organeve të  shtetit dhe pushtetit duhet të hollat të mbërrijnë ndonjë ditë, si dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio Vizuele që kanë kontratë në shumë prej 1 milion. Kur t’i mbledhim këto 16 milion dhe t’i shtojmë edhe ato 3 milion vijmë të shuma prej 19 milion denarë.”,- tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
 
“Falënderoj Kryqin e Kuq për transparencën që kanë dalë me shuma për të treguar kush dhe sa kanë ndihmuar.”,- u shpreh nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.
 
“Me transparencën që e ka Kryqi i Kuq vetëm në këtë mënyrë mund t’i nxisim dhe organizojmë njerëzit në situata të mira dhe të këqija që të ndihmojmë sa kemi mundësi.”,- theksoi kryetari i komunës Qendër, Sasho Bogdanoviq.
 
Kryqi i Kuq i RMV-së edhe gjatë ditëve në vijim do të angazhohet për të siguruar ndihmë humanitare.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI