Maqedoni
Rasti “TNT”anulohet për më 20 janar, shkak gjendja shëndetësore e Trajkovskit
15.01.2020 15:28
Anulohet sërish rasti “TNT’, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit, Toni Trajkovski....

Ai dorëzoi pushim mjekësor të ri dhe sipas këtij dokumentacioni, kësaj radhe problemi i tij shëndetësor nuk është fizik, por psikik. Avokati, Jovica Strashevski, sqaroi se klienti i tij është në terapi dhe nuk është në gjendje që të marrë pjesë në seancë gjyqësore. Edhe Prokuroria doli me kërkesa sa i përket të akuzuarit, Toni Trajovski. Prokurori, Burim Rustemi, kërkon ndarje të procedurës për Trajkovskin.
“Vlerësoj se për shkak të çështjes ekonomike të procedurës ekzistojnë kushte që të ndahet procedura për të akuzuarin Trajkovski, me qëllim që të shfrytëzohen seancat e caktuara”,- deklaroi Rustemi.
Ndaj kësaj reagoi mbrojtja, duke thënë se nuk mundet të udhëhiqet procedurë për nxitës me ndarje të procedurës.
“Nuk është e pranueshme ndarja sepse vet aktakuza që është dorëzuar, paraqet një zinxhir nga i pari i akuzuar deri te i fundit, ku i pari e ka nxitur të dytin, i dyti të tretin e kështu me radhë, pra janë të lidhur dhe nuk mund të ndahet procedura.”,- deklaroi avokati, Jovica Strashevski.
Gjykimi për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” do të mbahet më 20 janar.
SANIJE DURAKU
