Maqedoni

Oda e Kontabilistëve: Ndryshimet e shpeshta ligjore, implikime shtesë

15.01.2020 15:41

Pas lirimit nga 1 janari të doganave për dërgesat e vogla në vlerë deri në 90 euro, Oda e Kontabilistëve...

Pas lirimit nga 1 janari të doganave për dërgesat e vogla në vlerë deri në 90 euro, Oda e Kontabilistëve bën thirrje për kontroll më të rreptë për mallrat e blera në internet.
 
Ata kërkojnë të bëhen analiza më të thella kur miratohen ligjet e reja, përfshirë palët e interesuara në mënyrë që të mos ketë probleme gjatë implementimit. Kontrolli jo i duhur në dogana hap mundësinë për lulëzimin e ekonomisë gri, thonë nga kjo Odë. 
 
“Me këto ndryshime të shpejta në legjislativë, të cilat kanë implikime retroaktive tek obliguesit tatimorë, aspak nuk u jepet mundësia për planifikim tatimor, si një ndër aktivitetet kryesore në fillim të vitit. Natyrisht që disa nga ndryshimet në legjislacion janë të vështira për t’u zbatuar edhe nga institucionet dhe Ministria e Financave në çdo rast krijon detyrime, që mund të shkaktojnë dëm të madh si për kontabilistët ashtu edhe për taksapaguesit.”,- deklaroi Blagoja Grozdanov nga Oda e Kontabilistëve.
 
“Pragu në BE është më i lartë sepse të ardhurat janë dukshëm më të larta, por ndryshe nga Maqedonia, në BE ka një sistem elektronik të kontrollit se cili person dhe sa herë në ditë sjell dërgesa, kjo na lë mundësinë të luajmë në kurriz të importuesit e pagimit të taksave. Vendi ynë tregtohet ekskluzivisht nga importet me pakicë kryesisht nga vendet e Azisë lindore, jo nga Bashkimi Evropian dhe Amerika.”,- tha anëtari i Odës së Kontabilistëve, Bekim Esati.
 
Kontabilistët ankohen se ndryshimet e shpeshta të ligjeve kanë obligime të reja shtesë, e kjo, sipas tyre, i pengon të kryejnë si duhet punën e tyre. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ