Inter kualifikohet për rrethin tjetër të garave në Coppa Italia

15.01.2020 16:12

Interi ka vazhduar me formën e mirë edhe në Kupë të Italisë, ku e ka mposhtur me rezultat 4-1 Cagliarin.

Romelu Lukaku ka qenë kryefjala e kësaj ndeshje pasi që ka shënuar dy gola dhe ka qenë vazhdimisht i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes.
 
Që në sekondën e 22 Interi shënoi gol dhe ishte pikërisht Lukaku që shënoi pas një kundërzbritje të shpejtë të Interit që në minutën e parë të ndeshjes.
 
Goli i dytë erdhi në minutën e 22-të ku kësaj radhe shënon Borja Valero i cili u asistua nga Nikolo Barela.
 
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola.
 
Romelu Lukaku hapi serinë e golave në pjesën e dytë ku shënoi në minutën e 49-të duke shënuar me kokë.
 
Cagliari reagon me një gol në minutën e 72-të, permes  Christian Oliva kurse rezultati përfundimtar vuloset nga mbrojtësi i Interit Andrea Ranokia në minutën e 80-të.
 
Me këtë fitore Inter kualifikohet për rrethin tjetër të garave në Coppa Italia.