Inter-Roma/ Tashmë nuk ka më dyshime, bëhet realitet shkëmbimi

15.01.2020 16:16

Sulmuesi Mateo Politano ishte një nga më të mirët e Interit të sezonit të kaluar...

Sulmuesi Mateo Politano ishte një nga më të mirët e Interit të sezonit të kaluar, por italiani nuk ka gjetur hapsira në skemën e re të ekipit, ku tashmë trajner është Conte.
 
Klubi zikaltër dhe Roma janë drejt finalizimit të marrëveshjes së shkëmbimit të Spinazzolas dhe Politanos, një lajm që ka qarkulluar vetëm dy ditët e fundit.
 
Politano ka mbërritur në Roma ku edhe ka pozuar me shallin e klubit kryeqytetas, ndërsa mbrojtësi, Spinazzola është fotografuar në Milano.