Marrja e datës për bisedime me BE-në, Timonie: Zgjedhjet, reformat dhe ligj për PThP-në
Ambasadori francez, Kristian Timonie, vlerëson se zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të 12 prillit.....

Ambasadori francez, Kristian Timonie, vlerëson se zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të 12 prillit është parakusht thelbësor për fillimin e negociatave me BE-në. Por, jo i vetmi.
Në intervistën për Brifingun e mëngjesit (UB), Timonie si kushte përkujtoi edhe agjendën reformuese dhe miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.
“Na duhen zgjedhje të suksesshme. Procesi eurointegrues është i rëndësishëm, por po ashtu shumë i rëndësishëm do të jetë faza parazgjedhore dhe vet zgjedhjet të kalojnë në frymën europiane. Deri në shpërbërjen e Kuvendit pritet të kalojnë një sërë ligjesh. Ekziston metodologji, por ekziston edhe agjendë e reformave në agjendën politike si dhe Ligjin për Prokurori.”,- tha ambasadori i Francës në RMV, Kristian Timonie.
Ambasadori Timonie është optimist se Bashkimi Europian do të jetë i gatshëm që ta implementojë metodologjinë e re të zgjerimit dhe se e njëjta pritet të konkretizohet deri në Samitin e BE-së në Zagreb.
“Diskutimet tona në BE nuk janë të lehta, por ka atmosferë që për të njëjtat të kenë një konsensus të gjerë. Ka konsensus për propozimet tona, por çdoherë nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe palë të kundërta. Nuk pres komplikime sepse propozimet tona ishin bazuar në argumente për të cilat nevojitet kohë. Mendoj se deri në Samitin në Zagreb do të jemi të gatshëm.”,- u shpreh ambasadori i Francës në RMV, Kristian Timonie.
Ambasadori Timonie në përgjithësi është optimist se Bashkimi Europian në Samitin e Zagrebit do të caktojë datë për fillimin e bisedimeve me RMV-në, por do ta vlerësojë lart edhe përpjekjen e Shqipërisë drejt integrimit të saj në BE. (Fitim Kryeziu, TVM2)
