Krijimi i Qeverisë së Kosovës, Mustafa: Zgjidhje për zgjedhjet, jo takime boshe
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa....

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ia ka dërguar me shkrim Lëvizjes Vetëvendosje ofertën e bërë edhe në mbledhjen e fundit në 8 janar. Propozimi i 8 janarit i LDK-së ishte ndarja e ministrive 5 me 5, kryekuvendari dhe presidenti.
Mustafa pret se si do të veprojnë LV-ja. Mustafa thotë se nuk kanë arsye që të ulen më me LV-në e të diskutojnë nga tre orë, takimi i ardhshëm, sipas tij, duhet të bëhet për të arritur marrëveshje.
“Ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetareve të Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se LV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet. Nuk shoh arsye që të ulemi dhe të flasim për tre orë dhe të dalim si memecë pranë jush, shoh arsye që takimi i ardhshëm të bëhet vetëm për të arritur deri te marrëveshja. Shoh arsye që të bëjmë marrëveshje, por, marrëveshje partneriteti, është e papranueshme që të zvarritemi.”,- deklaroi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
