Botë

Tërmeti në Shqipëri, valë arrestimesh, u abuzua me ndërtimet e lejet

15.01.2020 18:45

Pas hetimeve të nisura për tërmetin e 26 nëntorit, Prokuroria ka firmosur 41 urdhër ndalime....

Pas hetimeve të nisura për tërmetin e 26 nëntorit, Prokuroria ka firmosur 41 urdhër ndalime për abuzime me ndërtimet e dëmtuara në disa zona të Tiranës. Policia ka ekzekutuar 31 urdhër-ndalime, ndërsa 10 persona janë shpallur në kërkim. Drejtuesja e Prokurorisë Eliabeta Imeraj, deklaroi se hetimet do të vijojnë edhe për ndërtesat brenda Tiranës që janë konstatuar të pabanueshme.
 
“Prokuroria ka disa drejtime për të identifikuar personat e përfshirë në evidentimin e fakteve nëse drejtuesit apo kontraktohet kanë zbatuar rregullat për ndërtimet, si dhe për lejet e paligjshme të dhëna. Gjithashtu janë hetuar dokumentet e objekteve nëse ka pasur pa rregullsi, ku shkeljet kryesore janë falsifikimet.”,- deklaroi drejtuesja e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj.
 
Prokurori që ka drejtuar hetimin për tërmetin, Erjon Imeri, foli për shkeljet nga ana e ndërtuesve dhe zbatuesve të projekteve.
 
Në kryeqytet janë 25 institucione, 125 pallate dhe rreth 200 objekte të dëmtuara, të cilat janë objekt i hetimit. 
 
LULJETA NDOKA