Botë
Rusi, kryeministri Medvedev jep dorëheqjen
15.01.2020 19:16
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, jep dorëheqjen së bashku më të gjithë kabinetin kryeministror....

Presidenti rus Putin e ka udhëzuar qeverinë në largim që t’i kryejë detyrat derisa të formohet administrata e re. Putin planifikon të krijojë edhe pozitën e zëvendëssekretarit të Këshillit të Sigurisë Ruse dhe duket se posti do t’i ofrohet Medvedevit.
“Ne si qeveri e federatës ruse duhet t`i japim presidentit tonë të gjithë mjetet e nevojshme për realizimin e masave të kërkuara prej tij. Për këtë arsye, largohemi të gjithë si qeveri”, tha Medvdev.
Duke iu drejtuar Asamblesë Federale në 15 janar, Putin propozoi një reformë kushtetuese në Rusi, e cila do të çonte, nëse adoptohej, në shkarkimin e kreut të ekzekutivit nga parlamenti. Reforma megjithatë nuk e vë aspak në pikëpyetje karakterin presidencial të pushtetit në Rusi.
