Botë

Kashmir, mbi 70 viktima, dhjetëra të lënduar nga ortekët

15.01.2020 19:38

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Pakistanin....

Të paktën 71 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Pakistanin veri lindor pasi një seri ortekësh shkatërruan shumë shtëpi pas reshjeve të borës që ranë Kashmirin e administruar nga Pakistani. Dhjetëra shtëpi u mbuluan nga bora, me pjesën më të madhe të të vrarëve dhe lënduarve që gjendeshin brenda tyre kur ortekët ranë.
 
Numri i viktimave mund të rritet për shkak të frikës së akoma edhe shumë njerëz mund të jenë të bllokuar nën borë. Ortekët vijnë në një nga dimrat më të ashpër në 20 vitet e fundit në Pakistan. Rrugët janë bllokuar në shumë pjesë të vendit, komunikimi është ndërprerë e po ashtu edhe energjia elektrike.
 
Në provincën jugperëndimore të Balokistanit, 16 vetë humbën jetën për shkak të shiut dhe borës. Reshjet e borës janë normale për këtë kohë të vitit në Pakistan, por falë ndryshimeve të klimës, këtë vit intensiteti i të ftohtit ka qenë shumë më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme.