Maqedoni

Thaçi takon ambasadorin gjerman, biseduan për eurointegrimet dhe zgjedhjet

15.01.2020 19:42

Mundësitë që vendi ynë në maj të nis negocitatat me BE-në janë reale por e rëndësishme....

Mundësitë që vendi ynë në maj të nis negocitatat me BE-në janë reale por e rëndësishme është të ketë një process të pastër zgjedhor, dekalroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, pas takimit me Ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Tomas Geberih.
 
"Të gjith miqt tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që të kemi zgjedhje të rregullta dhe të lira, të fitoj një krah I cili do të vazhdoj procesin e integrimit. Lajmet të mira se mundësitë I kemi shumë të mëdhaja që në maj të debllokojmë procesin integrues drejt BE-së dhe të nisim negocitatat", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
 
Thaçi potencoi se PDSH mbetet gjithmonë e përkushtuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, duke vënë në pah se procesi Euroatlantik është edhe përcaktim i programit të Partisë Demokratike Shqiptare.