Botë
Shpërthimi i fabrikës në Spanjë vret qytetarin 3 km larg saj
15.01.2020 20:59
Shpërthimi në fabrikën e lëndëve kimike në Spanjë mbrëmjen e djeshme shkaktoi vdekjen e një qytetari 3 km larg saj....

Sipas BBC një copë metali gjigante u shkëput nga fabrika dhe u katapultua në një ndërtesë duke shkatërruar një pjesë të saj.
Spanjolli i identifikuar si Sergio ishte në apartamentin e tij në momentin që objekti 1 tonësh goditi ndërtesën.
Ndërkohë një punonjës i fabrikës mbeti i vrarë ndërsa 2 të tjerë janë të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në orën 18:40 me orën lokale në rajonin La Canonja në Katalunjë.
Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi për shkak të një reaksioni kimik.

