Botë

Dy ishuj në Indonezi tërësisht u zhdukën për shkak të ngrohjes globale

16.01.2020 10:53

Dy ishuj të pabanuar në provincën indoneziane Sumatra Jugore u zhdukën tërësisht nën ujë...

Dy ishuj të pabanuar në provincën indoneziane Sumatra Jugore u zhdukën tërësisht nën ujë si rezultat i rritjes së nivelit të detit të shkaktuar nga ngrohja globale. Këtë e publikoi gazeta “Strejt tajms”, duke i cituar të dhënat nga Forumi Lokal për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor.
 
“Ishujt Bete dhe Gundule tani gjenden 1-3 metra nën nivelin e ujit”, tha shefi i asaj organizate joqeveritare, Hajrul Sobri.
 
“Nëse nuk ndërmerret aksion urgjent, edhe katër ishuj në kuadër të asaj province kërcënohen nga zhdukja”, paralajmëron eksperti./mia