Botë

Mbi një pjesë të Australisë reshje të mëdha të shiut

16.01.2020 12:00

Reshje të mëdha të shiut e kapluan bregun lindor të Autralisë që paraqet shpresë se një pjesë e zjarreve të mëdha...

Reshje të mëdha të shiut e  kapluan bregun lindor të Autralisë që paraqet shpresë se një pjesë e zjarreve të mëdha që e kapluan atë shtet do të shuhen ose do të zvogëlohen, lajmëruan mediat lokale.
 
Autoritetet megjithatë,  paralajmëruan se bubullimat intensive  mund të shkaktojnë edhe përmbytje, por ekziston edhe rrezik  nga zjarre të reja.
 
Meteorologët paralajmëruan mot jo stabil në katër ditët e ardhshme dhe kthim  të motit të ngrohtë  në javët e ardhshme.
 
Reshjet e shiut në disa rajone mund të jenë edhe më të mëdha, ndërsa në rajone tjera  vetëm një milimetër ose dy, ndërsa për shuarjen e zjarreve nevojiten reshje të gjata të shiut.
 
Australia lufton me zjarret në të cilat deri tani humbën jetët 29 persona dhe u shkatërruan  më shumë se 2.500 shtëpi. Në shtetin federal Uellsi i Ri Jugor aktive janë ende 85 zjarre nga të cilat 30 janë nën kontroll.  
 
Në Viktoria aktive janë 19 zjarre./mia