Maqedoni

Autostrada Shkup-Bllac, sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes

16.01.2020 12:19

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Tenderi për autostradën Shkup-Bllacë përfundoi me sukses këtë herë, pasi tre kompani Granit”, “Beton” dhe “ISA 2000” e Bullgarisë, i paraqitën ofertat për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të trasesë së gjatë 12.5km.

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milionë euro.

Ajo do të mundësojë lidhjen me autostradën “Arbër Xhaferi”, e cili lidhet me autostradën “Ibrahim Rrugova”, që bashkërisht mundësojnë lidhje rrugore të RMV-së me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Faza e parë do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra. Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj.

Faza e dytë – Do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë e gjatë 10.5 kilometra.

Kjo autostradë do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera.

Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj.