Botë
Padia e Ramës, Haradinaj: Kombi ynë ka njerëz që i dalin zot
16.01.2020 12:40
Kryeministri në largim i Kosovës ka reaguar pas lajmit për padinë që i ka bërë kryeministri shqiptar Edi Rama...

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se padia është plotësisht e pabazuar. Unë, sipas ligjit, do të përgatisë përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë, ka shkruar Haradinaj.
