Botë

Trump dhe Erdogan diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Libinë

16.01.2020 13:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Libinë gjatë një bisede telefonike. Të dyja vendet e konfirmuan bisedën, përmes komunikatave të ndara, mirëpo nuk dhanë më shumë hollësi.

Tensionet po rriten midis Perëndimit dhe Teheranit, pasi Irani pranoi se forcat e saj "pa dashje" qëlluan një aeroplan ukrainas më 8 janar, duke ngjallur zemërim anembanë botës, përfshirë mijëra iranianë që dolën në rrugë për të protestuar. Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka planifikuar një takim me udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kinës, Francës dhe Italisë, më 19 janar, për të diskutuar mbi konfliktin e armatosur në Libi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjithashtu ka thënë se do të marrë pjesë në takim.